Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Krimi monstruoz në Pogradec/ 44-vjeçari i preu kokën nënës me thikë dhe e vari tek dera

Krimi monstruoz në Pogradec/ 44-vjeçari i preu kokën

 

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabre në Pogradec, ku një 44-vjeçar qëlloi për vdekje nënën e tij me thikë. 

Burime për Gazetën Shqip bëjnë me dije Olsi Çekiçi, i ka prerë kokën nënës së tij të moshuar me thikë, dhe i ka varur te dera. 

Autori është përdorues i lëndeve narkotike. Sipas burimeve nga spitali i Pogradecit ai është  kartelizuar por nuk ka pranuar të marrë mjekime asnjehere.

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore