
Tërmeti/ Ministri i Mbrojtjes së Kosovës telefonon Peleshin: Të gatshëm t’u ndihmojmë, e kemi përgjegjësi vëllazërore
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka kontaktuar me homologun e tij në Shqipëri, Niko Peleshin pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme me epiqendër afër Klosit.
Bëhet me dije se Mehaj ka ofruar gadishmërinë për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet nëse është e nevojshme.
“Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha garmentishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së. Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.
Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intensiv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim. Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!”, ka shkruar Mehaj.
Ndërkohë bëjmë me dije se tërmeti ka shkaktuar panik te banorët duke dalë jashtë shtëpive. Lëkundjet janë ndjerë në të gjithë vendin. Pas tërmetit 4.7, janë regjistruar disa pasgoditje, intensiteti i të cilave ka qenë në ulje të vazhdueshme. Sipas informacioneve të para janë raportuar disa dëme të lehta në disa fshatra të Klosit.





E RËNDË/ Ishte duke punuar, bie nga lartësia e pallatit 60-vjeçari në Tiranë
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




