Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Atentati me bombë në Tiranë/ Preng Gjini ishte kthyer për një vjetorin e vrasjes së vëllait

Atentati me bombë në Tiranë/ Preng Gjini ishte kthyer për

Pak orë nga atentati me tritol kundër Preng Gjinit që mbeti i plagosur teksa po drejtonte një automjet të sapo marrë në përdorim, prokuroria ka bindjen se krimi është kryer për hakmarrje. Kjo pistë shton dyshimet mbi një sërë ngjarjesh të ndodhura  jo vetëm në Shqipëri , Itali e Belgjike dhe qe dyshohet se nisen pas humbjes se një ngarkese me drogë.

Mbas një ndërhyrjeje kirurgjikale gjendja e të plagosurit konsiderohet nga mjekët në parametra stabël. Por ai do t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve të tjera.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije për Top Channel,  se shënjestra ishte kthyer në Shqipëri për të kujtuar përvjetorin e vrasjes të të vëllait, Tonin Gjini vrarë gushtin e kaluar.  Preng Gjini rezulton të jetë marrë në pyetje pas vrasjes se Kastriot Reçit i eliminuar me snajper në Rrëshen. Por i pyetur pas vrasjes mafioze ,  51 vjeçari mohoi të ketë lidhje me këtë atentat, pavarësisht se autoritetet kanë dyshime që familja Gjini dhe Reçi po përplasen prej vitesh dhe të dyja palët kanë viktima.  Ditën e shpërthimit të ndodhur në kryeqytet dhe në një zonë të populluar , Preng Gjini telefonoi kushëririn e tij në kryeqytet dhe i kërkoi makinën e tij. 51 vjeçari u afrua pranë vendngjarjes duke zbritur nga mjeti i tij ku ishte pasagjer dhe pasi piu kafe me kushëririn mori drejtimin e mjetit tjetër që shpërtheu disa metra më tej.

E gjitha kjo përforcon dyshimet se shënjestra ndiqej prej javësh dhe autorët kishin informacion për përdorimin stafete te mjeteve. Burimet tregojnë se lënda plasëse mund të jetë aktivizuar përmes një pulti ndaj agjentet po këqyrin çdo kamere sigurie pasi dyshojnë se autori ka qenë brenda perimetrit. Është marrë dëshmia e kushëririt të Gjinit që rrëfen  momentet para shpërthimit, kurse i plagosuri pritet të pyetet në spital menjëherë sapo gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore