Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Sulmi me armë ndaj ‘Top Channel’/ Kreu i SPAK, Altin Dumani: Kam vendosur të...

Sulmi me armë ndaj ‘Top Channel’/ Kreu i SPAK, Altin Dumani:

Edhe SPAK është përfshirë në çështjen e hetimit ndaj sulmit me armë ndaj Top Channel në minutat e para të 27 marsit.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka thënë sot se organi që ai drejton ka kontribuar dhe është i gatshëm për çdo çështje që mund të dalë.


“Që në orët e para të mëngjesit, kam kontaktuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I kam ofruar mbështetjen e plotë të strukturës së posaçme.

Më ka thënë se po kryeheshin veprimet e para hetimore. Kam vendosur të dërgoj në analizën e bërë në drejtorinë e policisë, një prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore.

Megjithëse është çështje në kompetencë të prokurorisë së Tiranës, edhe ne jemi aty, po bëjmë veprimet tona, dhe nëse do dalë diçka, do kemi veprime", tha Dumani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore