
Atentati me eksploziv/ Preng Gjini, 7 muaj në përgjim për vrasjen me snajper në Rrëshen
E marta e 15 shtatorit ka qenë një prej ditëve më të vështira për Policinë. Sepse u shënuan tre vrasje, ku padyshim më e rënda ishte atentati me eksploziv në zonën e Tiranës së Re, ku mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini.
Emri i Preng Gjinit nuk është aq i panjohur për Policinë. Sepse, që prej ditësh kur vëllai i tij Tonini, i njohur edhe me emrin Armand Gjini u qëllua për vdekje, policia e mbante nën vëzhgim.
Por, Rrësheni nuk shënoi vetëm vrasjen e Gjinit, por shumë të tjera në seri, nga Roma në Bruksel e nga Rrësheni në Tiranë. Por, vrasja që bëri më shumë bujë dhe nga e cila pritej të kishte të tjera atentate vdekjeprurëse ishte ajo me snajper e Kastriot Reçit.
Të gjitha dyshimet për autorësinë ishin për Preng Gjinin, e motivuar me vrasjen e vëllait Toninit. Pikërisht për këtë arsye Policia, si pjesë të hetimeve të saj vuri nën përgjim telefonin e tij dhe e mbajti nën vëzhgim të rreptë për 7 muaj.
Madje, Policia në atë kohë, nisur nga dyshimet dhe vënia nën përgjim e Gjinit tha zyrtarisht se ishte ngushtuar rrethi i të dyshuarve dhe se shumë shpejt do të zbardhej atentati ndaj Reçit. Por mungesa e provave dhe mospasja asnjë element dyshues për Gjinin e spostoi vëmendjen në një tjetër pistë.
Pasi nuk gjeti gjurmë dyshimi për Preng Gjinin, Policia duket e “harroi” atentatin dhe hodhi një tjetër pistë në “tryezën e krimit” atë të krimit të kryer me pagesë nga një shtetas kosovar. Por duke menduar se pagesa ishte kryer nga Preng Gjini, ndaj vijonte përgjimi telefonik.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.






Gëzim i madh për familjen nga Hasi, vijnë në jetë trinjakët e tyre
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

'Rama deklaroi qartë se kemi të drejtë'/ Mitsotakis: Pas katër muajsh, d...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Pasaportat biometrike, MB njofton qytetarët: Hapen 6 zyra të reja aplikimi në Europë

“E bën rrezikun edhe më të madh”, ISHSH: Presim rritje të rasteve me Covid-19 nga hapja e transportit publik

Analiza e New York Times/ A janë gati shkollat për rihapje?
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
