Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"I kërcënuan dhe shantazhuan"/ Kompania e Landfillit të Sharrës: Anëtarët e PD mashtruan, si qëndron e vërteta

"I kërcënuan dhe shantazhuan"/ Kompania e Landfillit të

Me furgonin e regjisë, një kameraman, një person që mban mikrofonin dhe një ‘bodyguard’, Partia Demokratike zbarkoi sot në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.

Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, me një fjalim të përgatitur nga zyra e PD, u pozicionuan para impiantit modern të përpunimit të mbetjeve dhe nisën të lexonin atë që u kishin shkruar.

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar shoqëria konçesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.

Në reagimin e saj Shoqëria thotë se çdo ditë po përballet me sulme dhe gënjeshtra të paprecedenta.  

"Sot u njohëm me një tjetër shpifje të ulët, sipas të cilës punonjësit tanë kanë penguar dhe agresuar përfaqësues të Partisë Demokratike. Sot në orët e para të mëngjesit disa punonjës të mirëmbajtjes në Landfill ftuan për të hyrë brenda disa anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët qëndronin jashtë territorit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve.

Ftesës së punonjësve për t'u njohur me projektin përfaqësuesit e Partisë Demokratike iu përgjigjën negativisht. Pranë tyre shkuan punonjësit e gjelbërimit, të cilët më pas në media mësuam se u akuzuan nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike si individë të paidentifikuar që shantazhuan dhe kërcënuan anëtarët e Partisë Demokratike.

Bëjmë me dije, se ata punonjës janë jo vetëm pjesë e kompanisë, por dhe e komunitetit të zonës që jetojnë prej vitesh me Sharrën dhe janë pjesë e ndryshimit të saj. Ashtu siç shihet edhe në atë video jo të plotë që vetë Partia Demokratike ka shpërndarë, punonjësit e kompanisë ftojnë përfaqësuesit politikë të hyjnë brënda, por ata në të gjitha rastet jo vetëm refuzojnë, por i marrin dhe në pyetje.

Me keqardhje vëmë re, se përpjekjet për të kthyer këtë situate në shantazhim apo kërcënim nga ana e kompanisë dhe për tu viktimizuar nga ana e përfaqësuesve tëPartisë Demokratike janë të  ulëta dhe keqdashëse.

Denoncimi në polici për shkak se punëtorët nuk kanë mbajtur qetësi gjatë leximit të deklaratës nga anëtarët e Partisë Demokratike,është një tjetër veprim i ulët për shpifjen e rradhës, e cila nuk viktimizon dot askënd dhe nuk mund të njollosë as kompaninë dhe as punonjësit tanë.  I bëjmë thirrje Z. Lulëzim Basha dhe Partisë Demokratike të ndalojë akuzat, kërcënimet, shpifjet dhe të pavërtetat që deklaron çdo ditë në adresën tonë.  Ftojmë z.Basha dhe këdo që ka interes të vizitojë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve. Tiranë, të njihet nga afër me këtë projekt madhor". 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore