Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I kamufluar me logon e një mobilerie, kapet kamioni me 200 kg drogë në Dibër

I kamufluar me logon e një mobilerie, kapet kamioni me 200 kg drogë

Mbi 200 kg drogë janë sekuestruar nga policia ditën e sotme në doganën e Bllatës.

Lënda narkotike e llojit kanabis sativa është gjetur në një kamion me logon e një mobilierie.

Kamioni me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës.

Sipas policisë, kamioni kishte destinacion Maqedoninë e Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.

Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore