Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I infektuar me Covid, ndahet nga jeta ish-zv/kryeministri shqiptar

I infektuar me Covid, ndahet nga jeta ish-zv/kryeministri shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare, ish-zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministër i Brendshëm në qeverinë e parë të Partisë Demokratike në vitin 1992.

Bashkim Kopliku, i cili ka qenë edhe dy herë deputet në legjislaturat parlamentare, mësohet se ka ndërruar jetë nga Covid.

Gjendja e tij mësohet se u rëndua ditët e fundit deri në humbjen e jetës.

Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër.  Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore