Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Abuzimi i “Gener 2”/ Skandali me tenderin për rrugën Thumanë-Kashar, ekspertët: Korrupsion i madh, u trefishua çmimi

Abuzimi i “Gener 2”/ Skandali me tenderin për rrugën

Në emisionin e sotëm “Zona Zero” në Top News, u diskutua për abuzimin e kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulaj me tenderin për rrugën Thumanë-Kashar.
Ekspertët thanë se një rrugë 20 km që sipas studimit do mund të ndërtohej me 167 mln euro, është rënë dakort nga qeveria për 330 mln euro.

Aktivistja Rezarta Çaushaj në studio tha se para se qeveria të merrte vendimin duhej bërë një studim fizibiliteti.

“Kur qeveria filloi negocimet me Gener 2 e ka bërë pa një studim fizibiliteti. Vlera e rrugës doli të ishte 167 mln euro, ndërsa qeveria ra dakort për 330 mln euro. Për këtë bëhet studimi. Qeveria u tërhoq duke pasur parasysh dhe protestën e studentëve, dhe thanë që këtë shumë do e përdornin për studentët. Është absurd,” tha Çaushaj.

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho në një lidhje skype u shpreh se me këto para mund të bëhej i gjithë korridori deri në Maqedoni, përfshi dhe autostradën “Tiranë-Durrës”.

“Me këto lekë bëhet i gjithë korridori deri në Maqedoni, pra përfshi dhe autostradën Tiranë-Durrës në të gjitha standartet e BE. Në këtë sens çmimi është trefishuar, çmimi është i fryrë. Nëse një ndërmarrje kërkon të ndërtojë një autostradë dhe të vendosë një çmim, kjo ndodh në çdo vend të botës, por ndërmarrja duhet t’i nxjerrë lekët vetë, dhe nëse shkon mirë, atëherë fiton, se është biznes. Por nuk bëhet me PPP.

Që ka nevojë për një rrugë, ka nevojë emergjente, dhe madje shumë është vonuar. Është vonuar se këtu fshihej një tendencë për korrupsion, sepse në një situatë normale, rruga do ishte zgjeruar dhe mbaronte,” tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore