Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tërmeti i fortë që shkaktoi PANIK/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje e para: Ja dëmet e shkaktuara

Tërmeti i fortë që shkaktoi PANIK/ Ministria e Mbrojtjes jep

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ditën e sotme në lidhje me tërmetin e regjistruar mbrëmjen e së dielës në Klos.

Sipas njoftimit të Ministrisë, bëhet me dije se tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta në Xibër të bashkisë Klos.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”.

Kujtojmë se tërmeti është ndjerë në Tiranë e Durrës teksa ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët me fëmijë e të moshuar kanë dalë në sheshet kryesore të qytetit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore