Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Tërmeti i 26 nëntorit/ Skadon afati hetimor për disa zyrtarë dhe ndërtues

Tërmeti i 26 nëntorit/ Skadon afati hetimor për disa zyrtarë

Për herë të parë procedimi penal për tërmetin e 26 nëntorit në Durrës dhe disa zona përreth është regjistruar në 1 dhjetor. Në atë kohë, Policia bazuar në urdhra të shpejtë të Prokurorisë kreu disa arrestime, por deri më tani askush nuk ka dalë në gjyq.

Për shumë zyrtarë afatet e masës së sigurimit personal “arrest në burg” kanë skaduar, ndërsa shumë ndërtues kanë përfituar nga akt-ekspertimet që në disa raste nuk janë kryer, ndërsa në raste të tjera pallatet janë shembur dhe mungojnë gjurmët.

Në fakt, ashtu sikurse edhe pritej, shumë pallate janë sheshuar plotësisht në pritje të ndërtimit të të rejave, sipas premtimit të Qeverisë, ndërsa banorët në disa raste presin, e në raste të tjera kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Por banorët pasi janë njohur me këto fakte dhe një zgjatje pa fund e veprimeve të tyre zhvilluan një protestë një ditë më parë, duke kërkuar të veprohet sa më shpejt, për t’i dhënë fund zgjidhjes së problemit të tyre.

Ndërkohë, përmes një njoftimi për shtyp që ka mbërritur për mediat mesditën e kësaj të shtune (nuk dihet pse ka ndodhur kështu, ku dihet që institucionet shtetërore janë në ditë pushimi) Prokuroria e Durrësit sqaron se pas ankesave të banorëve të një pallati që ka devijuar me disa centimetra, e për të cilin faktet janë bërë publike edhe në Top Story, përmes një emisioni të posaçëm për termetin, hetimet vijojnë.

Bëhet fjalë për procedimin penal me numër 2512 për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”, parashikuar nga nenet 248 e 199/a, i Kodit Penal.

Ky procedim penal është filluar mbi bazë të kallëzimit të shtetasit Bashkim Xhika, banor i këtij pallati.Në kalëezimin e tij ky shtetas ngre pretendimin se si pasojë e ndërtimit tej lejes së miratuar nga ana e Bashkisë së Durrësit, nga 8+1 kat në 10+1, ka ndodhur edhe dëmtimi i godinës duke u mënjanuar.

Mbi bazën e kësaj është administruar akti i konstatimit të kryer në lidhje me këtë godinë i datës 27/11/2019, në të cilin specialistët e Institutit të Ndërtimit, kanë përcaktuar se niveli i dëmtimeve është DS2 (mesatare dhe dëmtime serioze) si dhe kanë parashtruar se “nga konstatimi vizual shohim një inklinim vertikal të objektit. Të bëhet një vlerësim i thelluar gjeologjik për të parë qëndrueshmërinë e tokës dhe të objektit. Në këtë akt konstatimi, në trajtë formulari tip, në seksionin me titull “Përtej dëmtimit të identifikuar, a ka ndonjë riparim thelbësor/urgjent për ndertesën për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm në të ardhmen”, nga ana e grupit të punës të përbërë nga tre specialistë është klikuar opsioni “nuk e di”, dhe më tej është konkluduar në lidhje me rekomandimet për vlerësim të thelluar, siç edhe u parashtrua me sipër.

Ky akt është përpiluar në momentin menjëherë pas tërmetit dhe nuk është akt dhe konkluzion përfundimtar i Prokurorisë.Pas kësaj janë administruar në fashikull, akt-ekspertimet, sizmike dhe gjeologjike kjo mbi bazën e rekomandimeve të sjella nga grupi i punës që ka përpiluar aktin e konstatimit.

Gjithashtu është vendosur kryerja e ekspertimit teknik gjodet për të përcaktuar nivelin e  inklinimit të objektit dhe qëndrueshmërinë e objektit.

Pas administrimit të këtyre tre akteve të ekspertimit, përfshirë edhe atë teknik-gjeodet, të cilat janë përcaktuar si të domosdoshme për tu kryer nga specialistët që kanë hartuar aktin e konstatimit, është vendosur kryerja e aktit të ekspertimit teknik nga specialistët-inxhinierë ndërtimi me qëllim për t’i dhënë pëgjigje pyetjeve që kanë të bëjnë me llojin e dëmtimeve, shkakun e dëmtimeve dhe në lidhje me vijimësinë e strukturës-ndërtesës pallat, nëse mund të jetë apo jo i banueshëm në të ardhmen.

Vendimi i ekspertimit është i datës 29/05/2020 dhe akti i ekspertimit i është njoftuar banorëve të pallatit nëpërmjet përfaqësuesit të tyre ligjor, avokatit mbrojtës të caktuar prej tyre që mbron interesat e tyre në këtë procedim penal.

Në lidhje me vlerësimin si të rrezikshëm të pallatit me qëllim shmangien e pasojave të mundshme në jetën dhe shëndetin e banorëve të pallatit dhe ndërtimeve përreth apo të njësive të shërbimit është bashkëpunuar thotë Prokuroria në njoftimin e saj për shtyp me Drejtorinë Vendore të Policisë për mbikqyerjen e kësaj ndërtese dhe ambienteve përreth.

Në vijimësi, banorëve të pallatit, ju janë venë në dispozicion aktet e hetimit të sekuestruara nga ana e oficerit të policisë gjyqësore, sipas kërkesës së kryer nga ana e mbrojtësit të tyre dhe gjithashtu, është marrë kontakt me avokatin e banorëve dhe me disa prej tyre nga prokurori i cështjes ne lidhje me njohjen e tyre me aktet e si dhe me informimin mbi kerkesat qe ato kane paraqitur ne lidhje me rastin.

Por, prokuroria sqaron se ngjarja për të cilën po hetohet është sensitive dhe ka dëmtuar e prekur jo vetëm banorët, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për vijueshmërinë e hetimit por ka prekur dhe dëmtuar gjithashtu prokurorët dhe të afërmit e tyre duke e bërë rastin shumë të ndjeshëm dhe me pasoja tejet tërënda.

Prokuroria pranon kërkesën e banorëve, teksa thotë se me të drejtë kërkohet vënia para përgjegjësisë e personave përgjegjës, por kjo do të arrihet vetëm mbi bazën e një hetimi të gjithanshëm që për vetë natyrën e çështjes penale kërkon një shtrirje në kohë, që kur është aplikuar për lejet e ndërtimit, si janë dhënë këto leje, si ka filluar të ndërtohet dhe mbi të gjitha mbi cilësinë e ndërtimeve në këto objekte.

Gjithashtu Prokuroria kërkon bashkëpunimin e te gjithë personave të cilët janë të prekur nga kjo fatkeqësi apo të tjerëve, që në rrugë proceduriale, të paraqesin çdo të dhënë apo fakt që disponojnë, apo dyshime se persona të caktuar po përfitojnë në mënyrë të padrejtë dhe në shkelje të ligjit me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore