Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi dhjetëra viktima/ Përfundon gjykimi, merret vendimi për ish-drejtorin e ALUIZN-it

Tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi dhjetëra viktima/

Ka përfunduar gjykimi për çështjen e tërmetit të 26 nëntorit 2019, i cili la pas dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur.

Sipas informacioneve mësohet se kanë fituar pafajësinë ish-drejtori i ALUIZNI-it Flamur Gjuzi, ish-drejtori i IMT-së Artur Çela, pronari lokalit Barons ku vdiqën dy persona dhe Artur Terziu.

Punonjësi i ALUIZN-it, Skerdi Bello është dënuar me shërbim prove 2 vite. Ndërkohë Aldo Dakovelli është dënuar me shërbim komuniteti.

Si pasojë e tërmeti të 2019-ës kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, ndërsa humbën jetën gjithsej 51 persona. Vetëm në qytetin e Durrësit u regjistruan 23 viktima.

Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore