Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Tërmeti dhe pandemia, Rama: Taksat zero, paga minimale 30 mijë lekë dhe ndihma ekonomike dyfish janë realitet

Tërmeti dhe pandemia, Rama: Taksat zero, paga minimale 30 mijë

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryeministri Edi Rama ka bërë një analizë të situatës ekonomike në Shqipëri.

Kreu i qeverisë tha se pavarësisht se Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar dhe pandemia  e COVID, këto dy fatkeqësi janë përballuar me sukses.

“Pas u goditëm nga një tërmet shkatërrimtar, erdhi armiku i padukshëm që ka goditur ekonomi të mëdha dhe të vogla. Gjithsesi ne e kemi përballur me forcë e angazhim me këto të dy fatkeqësi.  Pandemia ka goditur zinxhirët e ekonomisë. Unë jam krenar për punën tonë sepse nuk i kemi lënë vetëm ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj këtyre dy fatkeqësive. Dita ditës ata që humbën shtëpitë nga tërmeti po kthehen në shtëpitë e reja”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se taksat ZERO, paga minimale 30 mijë lekë dhe ndihma Ekonomike dyfish janë tre realitete të reja për biznesin e vogël, punëtorët dhe familjet në nevojë.

"Zerimi i taksës për biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm kilometrik drejt të ardhmes dhe përbënë një nga pikat më domethënëse të ndryshimit të madh në qasje dhe veprim dhe rezultat me palën tjetër që ripredikon taksën e sheshte, duke kërcënuar më të dobëtit. Kur 100% e bizneseve paguanin tatim-fitimin 10% deh TVSH. Ndërkohë që sot 91% e bizneseve paguajnë zero tatim/fitimi dhe zero TVSH dhe vetëm 9 % e tyre paguajnë 15% të tatim-fitimit. Brenda 90% janë 111 mijë biznese me rreth 300 mijë persona të punësuar që janë çliruar totalisht nga tatim/fitimi. Është një hap që e vendos Shqipërinë në një pozicion të posaçëm në raport me biznesin e vogël. Çdo person, subjekt që ka një xhiro vjetore deri në 100 e 14 mijë euro është një subjekt pa taksa. E dyta, po jo për nga rëndësia, është paga minimale që e kemi vendosur në 30 mijë lekë tani më. Kemi ambicien ta rrisim në vijim vit pas viti. Pjesën se çfarë do të bëjmë, do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të këtij mandati ku do të shpalosim Shqipëria e vitit 2030. Paga 300 mijë lekë nuk është pikëmbërritje, por stacion. Kjo nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por dhe sfiduese. Krahasuar me ku ishim, jemi siç e shihni ku e ku. Në 2013-ën kishte vetëm 22 mijë lekë pagë minimale ku po të heqësh sigurimet shoqërore e shëndetësore, shifra bëhet e papranueshme. Sot jemi në 30 mijë lekë dhe dua t’ju them të gjithëve atyre që janë përfitues e kësaj page se duhet ta shohin këtë si një proces dhe një stacion në një rrugë që vazhdon. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje."/Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore