Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I dha makinën ku ishte vendosur tritoli, flet nipi i Preng Gjinit: Më kërkoi automjetin sepse...

I dha makinën ku ishte vendosur tritoli, flet nipi i Preng Gjinit: Më

Është zbardhur dëshmia e nipit të Preng Gjinit, 51-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në një atentat në zonën e Komunës së Parisit pasditen e djeshme.

Prenga ndërroi makinën vetëm 10 minuta para atentatit, ndërsa nipi i tij, që i dha automjetin, thotë se 51-vjeçari i kishte kërkuar makinën e tij, pasi e vetja nuk kishte karburant.

“Më kërkoi makinën sepse nuk kishte naftë për fuoristradën. Dje isha në Lushnje, pasdite i dhashë makinën Prengas”, ka thënë ai.

Ndërkohë policia vijon hetimet për ngjarjen, ndërsa u shoqëruan shtatë persona në rrëshen.

Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes me fisin Reçi, me të cilin fisi Gjini ka konflikte të hershme, prej të cilit janë shënuar një seri vrasjesh.

Policia po heton kamerat e sigurisë në rrugë që mund të zbulojnë diçka rreth atentatit, si dhe telefonatat e fundit të shënjestrës, Preng Gjinit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore