Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I dënuar me burgim të përjetshëm/ Aldo Bare nuk heq dorë, ja çfarë ka kërkuar

I dënuar me burgim të përjetshëm/ Aldo Bare nuk heq

Përmes avokatit të tij, i dënuari me burgim të përjetshëm Aldo Bare kërkon ulje të dënimit. Në një deklaratë për mediat, Oligert Kume kërkoi të njihet me provat dhe dosjen e burgut të Peqinit, ku po vuan dënimin klienti i tij.

Kume pretendon se Gjykata e Lartë ka marrë një vendim absurd pasi ka shkelmuar vendimin e datë 27 mars 2017 të Gjykatës Kushtetuese që urdhëronte Gjykatën e Lartë të merrte në shqyrtim edhe njëherë këtë çështje, duke i dhënë të drejtën e mbrojtjes palëve. Ai u shpreh se do ta ndjekë çështjen në organet më të larta, deri në Gjykatën e Strasbugut.

“Sot jemi paraqitur në gjykatën e Elbasanit, pasi i mbrojturi prej meje kërkon ulje dënimi për vitet kalendarikë 2014-2021, kërkesa këto të karakterit administrativo-penal, bazuar në ligjin për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve. Kemi kërkuar ulje të dënimit në Gjykatën e Elbasanit, pasi kompetenca territoriale është e kësaj gjykate, pasi dhe vetë i mbrojturi prej meje ndodhet i izoluar në ambientet e IJVP Peqin, burg të sigurisë së lartë.

Sot u zhvillua seanca e radhës për vitet kalendarike 2017-2020 dhe me kërkesën tonë u shty seanca për t’u njohur me vlerësimin e sjelljes.

Ne kemi kërkuar muaj më parë kërkesën për t’u njohur me këto prova, por nuk na kanë vënë në dispozicion. Duke marrë shkas që ne nuk kishim dijeni për këto prova të administruara sot në këtë proces gjyqësor kemi kërkuar shtyrjen.

Dua ta tërheq vëmendjen në një çështje të një rëndësie më të veçantë. Në datën 22 dhjetor 2022, nga Gjykata e Lartë, në dhomë këshillimi, pa prezencë të palëve është marrë një vendim absurd pasi është shkelmuar vendimi numër 27, datë 27 mars 2017 i Gjykatës Kushtetuese që urdhëronte Gjykatën e Lartë të merrte në shqyrtim edhe njëherë këtë çështje, duke i dhënë të drejtën e mbrojtjes palëve. Është përdhosur ky vendim, duke i bërë një puç kushtetues, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë akte të cilat kanë detyrim ligjor, ku çdo gjykatë e nivelit më të ulët për t’u zbatuar.

Kemi dalë në konkluzionin që trupa gjyqësore që nuk kishte as kualifikimin e duhur të përfaqësimit dhe gjykimit të kësaj çështjeje, pasi dy prej anëtarëve nuk kanë pasur ekspertizën dhe specializimin e duhur, pasi kanë qenë njëri prej tyre në seksionin administrativ dhe tjetri në seksionin civil dhe në një hark kohor shumë të shkurtër kanë marrë një vendim që ka lënë në fuqi padrejtësisht dënimin kapital të të mbrojturit prej meje.

Ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të goditur sërish këtë akt pranë organeve më të larta, duke informuar dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, duke referuar dhe kërkuar hetim disiplinor për këtë shkelje që kanë bërë gjyqtarët për çështjen në fjalë.

Në Gjykatë Kushtetuese, ne do të kërkojmë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë si të pambështetur në prova dhe në ligj”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore