Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

I blinin me 20 euro i shisnin me 500 euro/ Kontrabanda me ilaçet anti Covid, kush janë peshqit e mëdhenj?

I blinin me 20 euro i shisnin me 500 euro/ Kontrabanda me ilaçet anti

Biznesi që lulëzoi më shumë në këto të vështirë ishte ai i farmacive, i shitjes së ilaçeve për trajtimin e Covid,  kundër një pandemie që prej dy vitesh po kërcënon njerëzimin.

Përveç faktit se një pjesë e medikamenteve janë shumë të shtrenjta për të trajtuar këtë sëmundje vdekjeprurëse, në treg janë hedhur shitur edhe ilaçe kontrabandë. Skema më e fundit është zbuluar nga ana e SPAK ku gjatë një hetimi të hollësishëm ranë në rrjetën e organeve hetimore pas një pune njëvjeçare.

Sipas hetimit rezulton se ilaçet që u shitën në treg me çmim shumë herë më të lartë se sa u blenë janë: “Inhixa, Clexane, Favira, Alphagan, Cyrotex, Aricept, Medro, Co aprovel”. Që kanë të bëjnë kryesisht me trajtimin e kurës anti Covid.

Gjykata sot vendosi të lërë në arrest shtëpie personat e identifikuar si: Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu; Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike. Dyshohet se këto ilaçe u sollën në Shqipëri me 20 dollarë dhe disa prej tyre u shitën deri në 500 mijë lekë të vjetra. Të njëjtat burime konfirmojnë se të gjitha medikamentet që futeshin pa u regjistruar kryesisht përdoreshin për trajtimin e Covid-19.

Skema dhe firma që ka fituar tendera publik në spitale

Policia ka ndaluar Florian Markun, ai sipas kërkimeve rezulton se veç faktit se ka tre farmaci në tre zona të ndryshme të Tiranës, është edhe si administrator i kompanisë farmaceutike FloriFarma. Kjo kompani sipas të dhënave të OPEN DATA ka përfituar 14 prokurime publike, ku 3 prej tyre janë shënuar me të kuqe, pasi i ka fituar pa pasur ndonjë konkurrent në garë. Shuma e përfituar gjithsej është afro gjysmë miliardë lekë të vjetra.

I blinin me 20 euro i shisnin me 500 euro/ Kontrabanda me ilaçet anti
Florian Markun, foto e marre nga Linkedin

Tenderi më i fundit që është dhe me i dyshimtë për vlerën e ofruar me një diferencë të pakët me atë që ishte vlera totale fillimisht nga QSUT si fond limit. Diferenca e Ofertës Ekonomike të fituar me Fondin Limit në këtë tender, është vetëm 3 mijë e 300 Lekë të vjetra. Tenderin e ka përfituar si operator i vetëm në garë dhe për pasojë është shënuar me REDFLAG për mungesë konkurrence. FloriFarma sipas ekstraktit që QKB-së ka zotërues të kompanisë janë familjarë të tij, Lazer dhe Frangë Marku me 50% të aksioneve secili.

Personi tjetër i ndaluar është Bujar Osmani, nga të dhënat paraprake theksohet se është një administrator i depo farmaceutike, emri i së cilës është ELBA FARMAKREM SH.P.K.

I blinin me 20 euro i shisnin me 500 euro/ Kontrabanda me ilaçet anti
Bashkim Osmani

Kjo kompani është e regjistruar në Kosovë, sipas një kërkimi të thjeshtë. Kjo mund të ngrejë dyshime se këto ilaçe kontrabandë mund të jenë shpërndarë edhe në Kosovë. I ndaluar dhe  i proceduar është edhe një kreu i PD-së për zonën e Laprakës, njësia 11. Florian Lili, administrator i një farmacie është parë në fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit krah deputetes së PD, Albana Vokshit.

Të gjithë këto të arrestuarit flasin se këta persona mund të cilësohet në zhargonin e përditshëm si "cironka", pas i mungojnë peshqit e mëdhenj. Kush fshihet pas kësaj skeme gjigante, që ka funksionuar prej një viti, duke nxjerrë në pah dhe mirë organizim që nga depot farmaceutike dhe deri të farmacitë e thjeshta? Ky hetim mund të jetë edhe maja e ajsbergut e mënyrë së kontrabandës të ilaçeve, kur dihet se në kohë kriza spekulantët lulëzojnë, pasi ilaçet që janë marrë me 20 euro iu shitën shqiptarëve deri në 500 euro.

Të dhënat

Florian Marku ka tre farmaci,

Administrator i FLORIFARMA SHPK

Në total 14 tendera në vlerën pa TVSH e 50,376,541 lekëve

Tenderat me flamuj të Kuq, mungesë konkurrence

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza"- Tenderi: Loti 5 Nadroparine sodium, 1 vit kontrata vlera e ofertuesit 1 828 733,00, Data 10/09/2021

Loti 11 Nadroparine calcium- B2- Blerje barna Gjaku dhe organet formuese të gjakut, Lënde kontrasti për CT, Lëndë Kontrasti gastrointestinale, Lëndë kontrasti për MRI, Metabolizmi dhe trakti tretës, Organet e shqisave, Psikiatrik, Sistemi kardiovaskular, Sistemi muskolo-skeletik dhe Sistemi nervor/ Anuluar procedura

Lot.1 Blerje Barna me spekteer tee gjeree veprimi- 853 400,00 lekë

Të ndaluar nga hetimi i operacionit Përfitimi

Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie;

Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

I blinin me 20 euro i shisnin me 500 euro/ Kontrabanda me ilaçet anti

I blinin me 20 euro i shisnin me 500 euro/ Kontrabanda me ilaçet anti

I blinin me 20 euro i shisnin me 500 euro/ Kontrabanda me ilaçet anti

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore