Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I biri u arrestua për vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga detyra efektivi Dilaver Velo, babai i 30-vjeçarit

I biri u arrestua për vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga detyra

Polici Dilaver Velo, babai i 30-vjeçarit Albano Velo që u arrestua për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa është pezulluar nga detyra.

Në një reagim zyrtar Policia e Shtetit bën me doje se menjëherë pas ndalimit të 30-vjeçarit , Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.


Njoftimi i policisë:

Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V., është djali i një punonjësi Policie.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore