Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I ati iu vra në '21 Janar'/ Ana Veizi beson ende tek drejtësia edhe pas 11 vitesh: Shumë mall kam për babanë

I ati iu vra në '21 Janar'/ Ana Veizi beson ende tek

Ana Veizi, e bija e një prej viktimave të 21 Janarit ende beson tek drejtësia.

Ajo ishte vetëm 11 vjeçe, kur humbi në protestën e 11 janarit të atin, Ziver Veizin teksa tregon se e rikujton të gjithë skenën dhe dhimbje me të gjitha detajet. 

Sot gjithçka që mund të thotë para kamerave e reja është se ka mall për babanë dhe se nuk i ka humbur ende shpresat te drejtësia edhe pas 11 vitesh.

Ndër të tjera Veizi shprehet se ende nuk është vënë drejtësia në vend për babanë e saj, por edhe për tre viktimat e tjera të 21 janarit, ndërsa shprehet se shpresa është ajo që i mban gjallë.


“Nuk është venë në vend drejtësia. Unë besoj akoma tek drejtësia, shpresa na mban gjallë. Atë ditë e kujtoj po njësoj, me të njëjtën dhimbje, shumë mall kam për babën, kujtoj çdo detaj“, tha Ana Veizi./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore