Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Arrestuan vëllanë e tyre, të rinjtë futen brenda në policinë e Shëngjinit dhe rrahin barbarisht efektivin

Arrestuan vëllanë e tyre, të rinjtë futen brenda në

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 4 të rinj pasi kanë dhunuar barbarisht një efektiv policie brenda ambienteve të stacionit të Policisë Shëngjin.

Shërbimet policore të Komisariatit Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe shtetasit Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Dy vëllezërit M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin kanë goditur punonjësin e Policisë të njësisë operacionale "Shqiponja" në DVP Lezhë, duke i shkaktuar atij dëmtime fizike, për arsye se punonjësit e Policisë kishin shoqëruar vëllanë e tyre, shtetasin M. L., 23 vjeç.

23-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin, për verifikim.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore