
Hyri në Shqipëri me mbi 30 000 euro "cash"/ 35-vjeçarit i ndodh e papritura në Portin e Durrësit
Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia teksa po hynte në Portin e Durrësit pasi iu gjetën të fshehura 33.000 euro të padeklaruara.
Sipas policisë, i riu u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën të fshehura në trup 33.000 euro të padeklaruara, që dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, njofton policia.








Fshati në Peqin mbetet pa pjeshkë!/ Pemët frutore u shkatërruan nga breshëri
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Jepet lajmi i mirë! Pagat e rritura të administratës, shtesat që nga 1 p...
Historia e plotë >
“Çfarë bën ashtu…?”/Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vras...
Historia e plotë >
Euro bie në minimumin historik/ Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot?

Fondet e premtuara për energjinë, BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro

Moti "ndryshon" stinë/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës
Aktualitet




