Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Humbja e nënës, Thaçi mesazh Ramës: Bashkëndjej dhimbjen e thellë, ngushëllime

Humbja e nënës, Thaçi mesazh Ramës: Bashkëndjej

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pari politikan që publikisht ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës, Aneta Rama.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes”, shkruan presidenti i Kosovës, Thaçi.

Ai e shoqëron këtë mesazh ngushëllimi me postimin e kryeministrit Rama për ndarjen e së ëmës nga jeta. Aneta Rama vdiq në moshën 82-vjeçare ditën e sotme.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruante kryeministri në një postim në rrjetet sociale

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore