Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Humbja e nënës/ Hoti ngushëllon Ramën në emër të qeverisë

Humbja e nënës/ Hoti ngushëllon Ramën në emër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllimet kryeministrit Edi Rama me rastin e humbjes së jetës së nënës, Aneta Rama.

Me anë të postimi në rrjetet sociale, Hoti shkruan se “Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama!”

“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkruan kryeministri i Kosovës.

Më herët edhe presidenti Hashim Thaçi i dërgoi një mesazh ngushëllimi kryeministrit shqiptar. Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës.

Me rastin e vdekjes së nënës së kryeministrit Edi Rama, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi: “Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë! Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë miqve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore