Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Humbi djalin 7 vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda me akuza të forta: Sot do të mbushte 22 vjeç…

Humbi djalin 7 vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, Zamira

Zamira Durda, humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit. Ndërsa ka qenë e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se djalin e saj e vrau shteti. Durda tha se Mediu duhet provojë se është i pafajshëm, pasi ai nuk u gjykua sepse çështja u hetuar për shkak se ai kishte imunitet.

‘Për Shkëlzen Berishën nuk di të them. Djalin tim ma ka vrarë shteti shqiptar. Institucionet e shtetit shqiptar, ato janë prova fakte që dalin dhe që e lidhin këtë person me çështjen e Gërdecit. Mediu duhet të gjykohet, pasi çështja nuk u gjykua sepse kishte imunitet. Do bëj diçka thyet për të krijuar besimin tek shteti shqiptar Mua ma ka vrarë djalin shteti shqiptar. Ministria e mbrojtjes, që duhet ta mbronte.

Pse? Pse? Pse? Shpresoj nga SPAK tu japë përgjigje ‘pseve’ të mia prej 15 vitesh. Shpresoj te drejtësia. Do pres vendimet e këtyre dhe të më japin përgjigje shteruese për PSE-të e mia. Jam kontaktuar nga prokurorët e SPAK, kam marrë njoftime.  

Pak a shumë është e njëjta procedurë i ka pushuarin për shkak të imunitetit. Mos na prekni aty ku na dhëmb aq shumë. Sot fëmija ime do të mbushte 22 vjeç. Provë e re është mosgjykimi pushim për shkak të imunitetetit. Të dënohen fajtoret dhe pagesat e dëmeve të bëhen nga fajtorët.’- tha Durda.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore