Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Horrori në Kombinat/ Gazetari zbulon detaje të reja: Blerta vuante nga depresioni, çfarë ndodhi 3 vjet më parë

 Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një javë më parë në Kombinat të Tiranës. Në emisionin “Open” në Top Channel, gazetari Andi Bora u shpreh se Blerta, disa vite më parë është trajtuar në spital, pasi vuante nga depresioni.

Ai tregoi dhe ilaçet që ajo ka marrë në atë kohë dhe shtoi se mjekët i kishin thënë që kishte vujtuar për një kohë të gjatë nga depresioni. “Ka një konfirmim. Blerta kohët e fundit ka vuajtur nga një gjendje depresioni e rëndë, për të cilën është trajtuar. Kjo ka ndodhur përpara tre ose katër viteve”, tha gazetari.

Më tej psikologu Neli Demi u shpreh se duhet të saktësuar shumë termi depresion, pasi nuk mund të bëhet diagonoza aq lehtë. Demi shtoi se depresioni mund të bashkëekzistojë me disa çrregullime të tjera, është një deluzion kolektiv.

“Unë nuk e di nëse ky informacion është plotësisht i saktë, përsa i përket termit depresion. Depresioni e bën personin të vuajë shumë, natyra e kësaj ngjarjeje nuk tregon praninë e depresionit. Fjala depresion keqpërdoret nga media. Depresioni mund të bashkëekzistojë me disa çrregullime të tjera, është një deluzion kolektiv. Deluzioni si term do të thotë bindje e pandryshueshme që individët kanë nga mënyrat se si ndodhin gjërat. Mendja njerëzore është në gjendje që ta interpretojnë këtë fakt në interpretime të shumta. Gjërat që ne lexojmë, dëgjojmë, diçka që është jashtë nesh interpretohet brenda nesh. Trajtimi është me antidepresivë, trajton depresionin dhe ankthin. Gjërat nuk vihen re menjëherë. Nuk mund të nisemi nga disa të dhëna të kemi përfundime të gabuara”, tha psikologu.

Horrori në Kombinat/ Gazetari zbulon detaje të reja: Blerta vuante nga Horrori në Kombinat/ Gazetari zbulon detaje të reja: Blerta vuante nga Horrori në Kombinat/ Gazetari zbulon detaje të reja: Blerta vuante ngaHorrori në Kombinat/ Gazetari zbulon detaje të reja: Blerta vuante nga 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore