Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Horoskopi

Horoskopi ditor, 3 janar 2021

Horoskopi ditor, 3 janar 2021

Dashi
Dite tejet e tensionuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do i pranojnë aspak kritikat e partnerit dhe të gjithë do duan të bëjnë atë qe do ju thotë mendja. Beqaret do jenë më të kujdesshëm sot dhe do bëjnë zgjedhjet e duhura. Gjendja e financave do ketë përmirësime te konsiderueshme. Do i kryeni edhe shpenzimet më të nevojshme.


Demi
Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Bëni thjesht atë qe do ndieni dhe keni për t’ia kaluar më së miri. Beqaret do jenë me më shume fat se kurrë dhe do e takojnë princin e tyre te kaltër. Jeta ka për t’iu marre një tjetër drejtim. Gjendja e financave do ketë përkeqësime vetëm nëse shpenzoni çdo para qe keni nëpër duar. Kujdes!

Binjaket
Ata që janë ne një lidhje duhet t’i mendojnë më me kujdes gjerat para se te veprojnë sepse e ardhmja varet pikërisht nga disa detaje te vogla. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës fale te cilit ka për t’iu ndryshuar përgjithmonë jeta. Financat nuk do dini si t’i menaxhoni prandaj në disa momente gjendje mund te behet tejet delikate. Tregohuni të kujdesshëm.

Gaforrja
Partneri juaj do përkujdeset në çdo moment për ju sot dhe marrëdhënia ne çift do përmirësohet tej mase. Duke filluar që nga mesdita nuk kane për të mbaruar surprizat. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do ju duket i hidhur. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe. Po u treguat të arsyeshëm gjerat do vazhdojnë të ecin si duhet. Ju mund t’ia dilni.

Luani
Do kaloni vështirësi të shumta sot ju që jeni në një lidhje dhe marrëdhënia me partnerin do behet delikate. Gabimet qe do bëni mund te ndikojnë edhe tek vazhdimësia e jetës ne çift. Beqaret nuk do i shpëtojnë dot një dashurie me shikim te parë.Në planin financiar, Saturni, planeti i kursimit, do jetë i pozicionuar keq. Mund të bëni çmenduri dhe do keni probleme serioze më pas.

Virgjëresha
Jeta juaj në çift do ndryshojë rrënjësisht gjate kësaj dite për ju qe jeni në një lidhje. Partneri do ju surprizoje gjithë kohës dhe do ju bëjë të ndiheni më së miri. Beqaret as qe do i pranojnë ftesat që do ju bëhen dhe për pasojë do vazhdojnë te mbeten të vetmuar. Për financat duhet të këshilloheni sa me parë me ndonjë specialist në mënyrë që situata të mos ju dale jashtë kontrollit.

Peshorja
Mos u mundoni për asnjë moment ta kontrolloni atë qe keni në krah sot sepse ai mund të zemërohet pa mase dhe situata do ju dale jashtë kontrollit. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse jo me ndonjë takim mbresëlënës. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por dhe jo shumë të këqija.

Akrepi
Mos u tregoni shumë autoritare sot ju që jeni në një lidhje, por lëreni parterin te beje atë qe mendon. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do ngrohet. Beqaret nuk do kërkojnë ndryshime të mëdha dhe do i marrin gjërat me qetësi. Financat do jenë shumë herë më të mira se me parë dhe do arrini te shlyeni edhe disa borxhe të hershme.

Shigjetari
Do jeni shumë posesive sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik te bëni gabime të pafalshme. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si e kishit ëndërruar. Beqarët duhet te mësojnë si të joshin qe ta bëjnë për vete sa me pare personin qe pëlqejnë. Me financat tregohuni të kujdesshëm. Mos u fiksoni pas objekteve të shtrenjta sepse po shpenzuat shuma marramendëse do mbeteni pa para.

Bricjapi
Do jeni shumë të qetë sot ju të dashuruarit dhe gjithçka do ju ecë si e kishit ëndërruar. Partneri do përkujdeset edhe për detajet më të bogla. Beqaret duhet t’i marrin gjërat shtruar dhe të mos kërkojnë asgjë me ngulm. Vetëm kështu gjerat do ju rrjedhin si duhet. Gjendjen e të ardhurave do e keni gjithë kohës nen kontroll. Nuk do keni aspak probleme edhe për të kryer ndonjë investim.

Ujori
Ata qe janë në një lidhje do ndihen euforike dhe te gatshëm për çdo lloj sfide. Momentet më të veçanta do jenë në orët e pasdites. Beqaret do vazhdojnë ende te mbeten vetëm. Më mirë kështu sesa ne shoqërinë e dikujt qe nuk ja vlen dhe që mund të sjelle probleme. Financat do kenë përmirësime te vogla, por që do jenë të domosdoshme për gjendjen ne te cilën ndodheni.

Peshqit
Dita e sotme do jete e veçante dhe emocionuese për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Shume gjera kane për te ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do i joshin sepse përndryshe mund te përballen me probleme. Çështjet e financave do mbeten ende delikate. Mundohuni te gjeni sa me shpejt një zgjidhje te zgjuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore