Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Homazhe në Sheshin Skënderbej/ Lule dhe qirinj në nder të viktimave të aksidentit në Bullgari

Homazhe në Sheshin Skënderbej/ Lule dhe qirinj në nder të

Mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë, në nder të viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari.

Qytetarët kanë vendosur lule dhe qirinj për të kujtuar jetët që mbyllën sytë përgjithmonë dy ditë më parë në aksidentin fatal të ndodhur në autostradën në Bosnek, rreth orës 02.00 të mëngjesit.

44 persona, shumica shqiptarë humbën jetën në aksidentin rrugor. Kujtojmë se autobusi u përplas me bordurën për shkak se shoferin e zuri gjumi dhe më pas shpërtheu në flakë. Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa janë shpëtuar vetëm 7 persona, të cilët kanë dalë nga dritaret.

Homazhe në Sheshin Skënderbej/ Lule dhe qirinj në nder të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore