Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Hodhi foshnjën në lumë/ Drejtori i Maternitetit të Shkodrës: Nëna nuk ka probleme mendore, donte të...

Hodhi foshnjën në lumë/ Drejtori i Maternitetit të

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku 32-vjeçarja Orjana Gremi hodhi foshnjën e saj disa ditëshe në lumë.

Në lidhje me ngjarjen ka folur drejtori i Maternitetit të Shkodrës Senad Halluni. Ai u shpreh se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka kërkuar dorëzimin e tij në shtëpinë e foshnjës, por se ka ndërruar mendje më pas.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat.
Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës. Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh.

Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës.
Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, ka deklaruar ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore