Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Hiqen vizat/ Qytetarët shqiptarë mund të qëndrojnë 90 ditë në Kinë pa patur nevojë për...

Hiqen vizat/ Qytetarët shqiptarë mund të qëndrojnë 90

Qytetarët shqiptarë, vitin e ardhshëm  do të mund të qëndrojnë në Kinë 90 ditë pa patur nevojën e marrjen e një vize si deri më tani.

Top Channel mëson se në mbledhjen e fundit, qeveria ka shqyrtuar në parim marrëveshjen reciproke me Kinën për heqjen e vizave.

Deri më tani, shtetasit kinez për qëllime turistike hynin në Shqipëri e u lejohej të qëndronin pa vize për 90 ditë në 180 ditë. Me këtë marrëveshje diskutuar nga qeveria shqiptare,  vendoset reciprociteti nga ku përfitues janë qytetarët shqiptare.

Burime diplomatike sqaruan për Top Channel hapat e mëtejshëm të realizimit të kësaj marrëveshje reciprociteti.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet fillim vitin e ardhshëm nga zyrtarët e autorizuar për këtë qëllim.

Pas nënshkrimit do të bëhet miratimi përfundimtar dhe do të jetë njoftimi që palët do i bëjnë njëra-tjetrës për përfundimin e procedurave të brendshme për hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

Ky njoftim do ti hapë rrugën zbatimit të marrëveshjes, pra që shtetasit shqiptarë të  hyjnë  pa viza për qëndrim afatshkurtër në Kinë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore