Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Hiena ha vetëm mish, Rama ha vetëm një gjë”/ Spaho nuk përmbahet: Na tha gomarica…

“Hiena ha vetëm mish, Rama ha vetëm një gjë”/

Deputeti i Partisë Demokratrike, Edmond Spaho, ka dalë në foltoren e Kuvendit menjëherë pas fjalës së gjatë të kryeministrit Rama, për Portin e Durrësit, ku nuk munguan edhe akuzat dhe frazat ofenduese për opozitën.

Spaho në fjalën e tij dhe se ndaj kryeministrit duhen marrë masa për fjalët që i drejton opozitës.

“Na quajti, gomarica, të paktën të na quante gomer” tha Spaho ndër të tjera.

Po ashtu ai shtoi: “Ramën po ta krahasonim me ndonjë kafsh do t’i përshtatej heina, sepse hiena ha vetëm mish, ndërsa Rama ha vetëm një gjë…”.

Pjesë nga fjala e Spahos: 

Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomarë, të paudhë, gjel deti, sharlatanë, lopë. I referohej Nolit dhe Konicës për gjithë këto epitete. Unë do t’i referohem një kënge “The man gave names to all animals” dhe tregon se si njeriu kur zbriti nga pema filloi t’i thoshte, i dha emrin derr dertit sepse prodhonte mish, i dha emrin lopë kafshës tjetër sepse jepte qumësht. Gjithmonë kam vrarë mendjen kur kam dëgjuar sharjet e kryeministrit. Sikur Rama të kishte jetuar në atë kohë, çfarë emri do i vinim? Gjel deti nuk ia vëmë dot se në Surrel nuk ka det, gjel fushe prapë s’ia vëmë se Surreli është zonë kodrinore-malore, luan, tigër, leopard nuk ia vëmë se i mbush brekushet e Surrelit. Çfarë mund t’i themi? Hienë t’i themi për shembull, sepse hiena ha vetëm mish, kurse ky ha vetëm një gjë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore