Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Hiç s’du me e pa”/ Flet babai i vrasësit të gruas shtatzënë: Ma mirë me pasë dekë...

“Hiç s’du me e pa”/ Flet babai i vrasësit të

Sokol Halili, vrasësi i 35-vjeçares shtatzënë Hamide Magashi, ndodhet ende në arrati.

Ditën e sotme ka folur dhe babi i tij, i cili ka treguar se se nuk dëshiron që ta shohë të birin dhe shpreson që ai të kapet sa më shpejt. Ai shton se nuk ka arritur që të bisedojë me të, edhe pse që prej momentit kur mësoi ngjarjen e ka telefonuar dhe i ka çuar mesazhe vazhdimisht.

“Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo. E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore