
Hetimet e atentatit në Tiranë/ Dyshime se ishte hakmarrje për disa vrasje të ndodhura më herët
Policia e Tiranës ka zgjeruar rrethin e personave që mund të kenë konflikte që si pasojë e të cilave ndodhi sulmi me armë mbrëmjen e së dielës në lokalin e familjes Murati.
Hetuesit po verifikojnë aktivitetin e vëllezërve të Fation Muratit i cili që prej 12 marsit është shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.
Vetë familjarët shprehen se kjo nuk është një arratisje por ai është larguar për tu kuruar por ky version nuk besohet nga autoritetet. Dyshimet kryesore janë se ngjarja është hakmarrje për disa vrasje të kryera vitet e fundit dhe kryesisht për atë të mbikalimit të Fushkrujës, ku në skenë doli emri i Fatjon Muratit si person që ka dijeni.
Të vetmet prova që grupi hetimor ka në dorë për zbardhjen e atentatit ne lokalin e familjes Murati ku humbi jetën Mimoza Paja janë kamerat e sigurisë në zonën e krimit si dhe makina dhe armët e lëna pas nga autorët. Provat po ekzaminohen në laboratorin shkencor për të përfituar të dhënat që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Policia po merr në pyetje edhe të afërmit e Fatjon Muratit dhe kliente të lokalit që ishin dëshmitarë në krim por asnjeri prej tyre nuk ka mundur të shquajë autorët të cilët ishin të maskuar.
Janë pamjet e rreth 30 kamera që po vëzhgohen nga grupi hetimor të cilat janë sekuestruar në Don Bosko, në autostradë si edhe në Vorë që kanë treguar itenerarin e autorëve. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar vetëm pamjet e kamerave të lokalit pasi kamerat e rrugës ishin çmontuar pas operacionit “fijet”./ Top Channel

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >