Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Hetim për ndotjen në Elbasan/ Reagimi pas ankesave për tymin që shpërndahet natën nga metalurgjia

Hetim për ndotjen në Elbasan/ Reagimi pas ankesave për tymin

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet kryesisht për ndotjen në qytetin e Elbasanit.

Hetimi nisi si pasoje e denoncimeve te herëpashershme ne media dhe do te fokusohet ne zonën e ish kombinatit Metalurgjik, por edhe shkaktare te tjerë te ndotjes mjedisore.

Burime zyrtare nga prokuroria bejne me dije se ne fokus te hetimit do te jene edhe institucionet shtetërore te mbrojtjes se Mjedisit, si inspektorati i mjedisit, IKMT etj.

Çështja e sapo nisur do te kërkoje mendimin dhe matjet e specializuara te eksperteve qe do te thirren per ceshtjen, por nëse ky hetim do të jetë i thelluar dhe i kryer me korrektësi, prokurorisë i duhet të marrë edhe shifrat e sakta të të prekurve me kancer dhe shkaqet e tyre.

Ne zonën e ish kombinatit Metalurgjik operojnë disa kompani, të cilat nuk shkaktojnë vetëm ndotje në ajër, por në ujë dhe tokë gjithashtu.

Po ashtu, prokuroria do të duhet të thellohet edhe në dokumenta të Bashkimit Europian ku prodhimet bujqësore të zonën pranë ish kombinatit Metalurgjik cilësohen të pakonsumueshme.

Në vitin 2017 Këshilli Bashkiak i Elbasanit shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, po ashtu vendimi u shoqërua me protesta qytetare dhe të shoqërisë civile. Si përfundim asgjë nuk ndryshoi.

Banorët thonë se filtrat fiken gjatë natës dhe kompanitë punojnë lirisht. Ligji i vetë monitorimit bëri që çdo gjë në metalurgji të shkëlqejë, ndërsa përballë kësaj situate duket se të gjitha institucionet nuk kanë mbyllur një sy, por të dy. / Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore