Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

"Hëna e Gjuetarit"! Të gjithë sytë nga qielli, ja ç’pritet të ndodhë sonte

"Hëna e Gjuetarit"! Të gjithë sytë nga qielli, ja

Hëna e plotë e njohur si “Hëna e Gjuetarit” do të shfaqet sonte dhe shumë persona do ta kenë të vështirë të flenë. Ky fenomen njihet edhe si pagjumësia hënore.

Për mijëvjeçarë, njerëzit kanë përdorur hënën për të mbajtur gjurmët e stinëve dhe vendosur orare për gjuetinë, mbjelljen dhe korrjen. Prandaj, hënës së plotë të çdo muaji i është dhënë emri i vet.

Pse Hëna e Tetorit quhet Hëna e Gjuetarit?

Ka shumë teori rreth asaj se nga rrjedh pseudonimi, por më së shpeshti besohet se hëna e plotë e Tetorit shërbeu si një sinjal për gjuetarët për të filluar gjuetinë përpara sezonit të ardhshëm të dimrit.

Sipas këtyre teorive, për fermerët Hëna e plotë e shtatorit ishte një periudhë pozitive për punët e tyre dhe tani vjen radha e gjahtarëve. Besohet se si Hëna e Korrjes ashtu edhe Hëna e Gjuetarit u emëruan nga fermerët dhe gjahtarët për të dalluar dy periudhat.

Kur është Hëna e Gjuetarit?

Këtë vit Hëna e Gjuetarit do të bjerë të Mërkurën, 20 Tetor. Në SHBA pritet të jetë më e dukshme në orën 10:57, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar do të arrijë ndriçimin maksimal në 15:56.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore