Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Harrojeni çështjen “Becchetti”/ Rama ndaj opozitës: Mbroni një të shpallur në kërkim, dhe kur bie tërmet jeni me tërmetin

Harrojeni çështjen “Becchetti”/ Rama ndaj opozitës:

Çështja "Becchetti" nuk do të ngrihet. Këtë tha vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa akuzoi rivalët e tij se po shpallin hero një person në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Ramës, shteti shqiptar nuk mund të nisë një proces, ku çështja është në shqyrtim në gjykatën ndërkombëtare, ndërsa tha se qeveria nuk ka bërë asnjë pagesë.

“Përtej retorikës, po ju them kaq. Është një proces penal në prokurorinë e Tiranës në gjykim prej disa kohësh ku pritet të dëshmojnë dëshmitarë të cilët prej disa muajsh ka pasur vështirësi të lokalizohet. Ky personi që e keni kthyer në heroin tuja, është në kërkim (Becchetti). Po mbroni një njeri në kërkim. E mbroni këtë njeri për të bërë politikë dhe harroni që gjithë këto detyrime të vendosura nga të tjerë, janë detyrime për Republikën e Shqipërisë.

Ju doni që ta fusni hallin tuaj në një histori me një të kërkuar të drejtësisë shqiptare. Ju dezinformoni duke hapur një dokument që është i mbuluar nga konfidencialiteti duke shpikur se; shteti shqiptar ka nisur që të paguaj, ky është krejtësisht jo e vërtetë.

Bie tërmet, ju jeni me tërmetin, vjen virusi, jeni me të, ka një krizë energjetike, jeni me të, tani na dolët aleatë dhe me këtë," tha Rama.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore