Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Hamidja u hodh nga kati i 2 për të vrarë veten"/ Detajet e FRIKSHME për gruan shtatzënë që u ekzekutua në maternitet nga ish-burri xheloz

"Hamidja u hodh nga kati i 2 për të vrarë veten"/

Sokoli Halili, është autori i vrasjes së ish-gruas 35-vjeçare Hamide Magashi e cila ishte në ditët e fundit të shtatzënisë.

Halili ndodhet ende në arrati, teksa ish-çifti ishin ndarë rreth 5 muaj më parë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes së të mërkurës dhe e ndjera shtatzënë u qëllua nga ish-bashkëshorti me armë zjarri.

Pas ngjarjes motra e Hamides ka deklaruar se e ndjera kishte tentuar të kërcentë nga kati i dytë i shtëpisë së ish-burrit për shkak të dhunës dhe maltretimeve.

“Ajo u detyrua të hidhej nga kati i dytë për të vrarë veten. E kanë dhunuar të gjithë familjarët e tij, e kishin izoluar, as në oborr nuk dilte. I kanë thënë derisa të lindë fëmija nuk do t'i takosh motrat në Llugaxhi. Edhe kur shkonte në tualet, vjehrra e ndiqte nga pas për të parë nëse kishte telefonin me vete, se mos fliste me ndonjë", u shpreh ajo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore