Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Habit Monika Kryemadhi: Shkolla “Sami Frashëri do të ndërtohet në Paskuqan!

Habit Monika Kryemadhi: Shkolla “Sami Frashëri do të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka habitur sot në “Opinion”, ku deklaroi se shkolla Sami Frashëri, që u prish për shkak të dëmtimeve të godinës nga tërmeti, do të rindërtohet në Paskuqan.

“Të hetojnë për shkollën Sami Frashëri se kam dijeni që sheshi i është kthyer pronarëve ku do ndërtohet një pallat dhe shkolla do ndërtohet në Paskuqan. Shkolla u prish për t’u rindërtuar, por ka vendim qeverie që toka do i kthehet pronarëve”, tha Kryemadhi.

Por kjo është e pavërtetë, pasi aktualisht po punohet për ndërtimin e kësaj shkolle në po të njëjtin vend.

Kjo deklaratë e Kryemadhit është si shumë deklarata të sajat, që i thotë pa provuar dhe pa fakte.

Për këtë reagoi edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohet në të njëjtin vend, madje dy herë më e madhe.

Veliaj tha se këtë gënjeshtër të Kryemadhit, do e bëjmë spot për fushatën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore