Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”- Meta bën deklaratën e fortë: Nëse do kemi...

“Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”- Meta

Presidenti Ilir Meta, në konferencën e përjavshme për shtyp, bëri deklaratën e fortë ku tha se nëse do të ketë grusht shteti “do të shtypet nga grushti i popullit”.

Para gazetarëve, ndërsa komentoi punimet në Këshillin Politik, Presidenti tha se nëse do të ketë shkelje të njëanshme nga maxhoranca, “është e qartë se kemi tentativë për grusht shteti”.

Sipas Metës, grushti i popullit është më i madh se grushti i shtetit.

“Partitë në Shqipëri kanë kohë që nuk bëjnë dot zgjedhje as brenda tyre, nëse maxhoranca nuk dëshiro hapjen e listave, le t’i mbajë të mbyllura për vete, por nuk mund të ndalojë partitë tjera. Nëse do të kemi një shkelje të njëanshme, sikurse është vepruar edhe me ndryshimet Kushtetuese, është e qarët se kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, është më i madh grushti i popullit se grushti i shtetit”, tha Meta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore