Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gripi i shpendëve në vendin tonë/ Kjo është bashkia e parë që ndalon tregtimin e pulave

Gripi i shpendëve në vendin tonë/ Kjo është bashkia e

Pas konfirmimit të gripit të shpendëve në vendin tonë, Bashkia e Shkodrës ka marrë menjëherë masa duke ndaluar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve. Kujtojmë se më herët Ministria e Bujqësisë njoftoi për tre vatra në vendin tonë ku ishin konstatuar raste me gripin e shpendëve: Në Fushë Krujë, Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.

Njoftimi

Në zbatim të Urdhrit Nr. 243, datë 08.06.2021 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Zj. Milva Ikonomi “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla”, duke nisur nga dita e nesërme, datë 15 qershor 2021, në territorin e Bashkisë së Shkodrës ndalohet:

Tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin në administim të Bashkisë Shkodër. Ky ndalim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në bashkëveprim me Drejtorinë Rajonale të Sherbimit Veterinar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore