Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Greva e Rinasit/ Profesor Fuga del në mbrojtje të kontrollorëve i kujton Ramës...

Greva e Rinasit/ Profesor Fuga del në mbrojtje të kontrollorëve i

Profesor Artan Fuga del kundër arrestimeve të kontrollorëve të Rinasit, si dhe mbron grevën e punonjësve të Albcontrollit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, profesor Fuga shkruan se dikush ka traumë termin "grushtin e shtetit dhe qëndron si neurozë e paheqshme", duke nënkuptuar kështu Ramën dhe protestën e 21 janarit.

"Sepse dikush ka traumën e vjetër meqë parardhësin e vet e kanë akuzuar për grusht shteti dhe i  qendron si neurozë e paheqshmenë inkoshient? Sa trishtim! Sigurisht! Keqardhje! Apo dikush mezi e pret të ndodhi diçka që të shpalli shtetrrethim? Shtetrrethim kundër grusht shtetit!", shkruan Fuga.

Për ngjarjen e Rinasit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një përpjekje për grusht shteti të punonjësve të Albcontrollit, duke e cilësuar të mbështetur nga politika, e vënë në akuzë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Postimi i plotë

Psikopatologjia e fjalës "grusht shteti"

Pyetja ime është se përse u erdhi në kokë termi ky "grusht shteti"? Për një grevë kontrollorësh ajri nga ato që bëhen me dhjetra nëpër botë. Njësoj siç mund të bëjnë grevë dhe mbledhësit e plehrave në qytet!
Krejt njësoj.

Sepse dikush ka traumën e vjetër meqë parardhësin e vet e kanë akuzuar për grusht shteti dhe i  qendron si neurozë e paheqshmenë inkoshient? Sa trishtim! Sigurisht! Keqardhje! Apo dikush mezi e pret të ndodhi diçka që të shpalli shtetrrethim? Shtetrrethim kundër grusht shtetit!

Apo sepse duke e menduar si një projekt të pamundshëm e sheh kudo për ta bërë të mundshëm!
Më intereson shumë psikopatologjia e përdorimit të termit!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore