
Greva e Rinasit/ "Marshalli" që dha alarmin për pezullimin e fluturimeve, emailet e kontrollorëve
Pas ndalimit të tre personave të dyshuar si përgjegjës e organizatorë te lënies së detyrës në kullën e vrojtimit në Rinas, prokuroria mori 2 referime mbrëmjen e së mërkurës për atë çka po ndodhte në aeroport.
Referimi i parë u bë nga një efektiv policie në komisariatin e Rinasit, Alban Xhediku. Në referim thuhet se personi i parë që mori dijeni për situatën e bllokuar në aeroport ishte Astrit Kurti me detyrë marshall i vendqëndrimit të avionëve.
Marshalli në deklarimet e tij tha se në orën 09:00 zbriti në pistë në pritje të fluturimit nga Athina në drejtim të Tiranës. Më pas, ai ishte njoftuar në telefon se avioni me 68 pasagjerë në bord ishte detyruar të kthehej mbrapsht.
Aty, më pas, marshalli kishte konstatuar dhe avionin “Air Albania”, i cili do të duhej të nisej për në Turqi por që edhe ky fluturim nuk ishte kryer. Pasi kishte shkuar në kullën e vrojtimit, komunikimi është bërë me një nga menaxherët e turnit. Oficerët e policisë gjyqësore morën deklarime dhe një tjetër punonjëse Edona Pullazi, në kullën e vrojtimit.
Sipas saj, fillimisht erdhi një email për pezullimin e fluturimeve nga ora 09:30 deri në orën 12:00 dhe pas këtij emaili dy njoftime të tjera. Në deklarime, ajo tha se një tjetër email anuloi mesazhin e parë, i cili lejonte fluturimet deri në orën 12:00 dhe pas tij njoftimi i fundit që pezulloi gjithçka. Emailet tashmë janë sekuestruar nga prokuroria, ndërsa 3 turnet e kullës së vrojtimit dhe emrat përkatës pritet të merren në pyetje gjatë hetimit. /A2




Sherr në familje, plagos të vëllanë pasi dhunonte fizikisht nënën
Historia e plotë >




Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




