Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Grabitja spektakolare e pastrueses dhe djalit të saj, pronarja e banesës, ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt

Grabitja spektakolare e pastrueses dhe djalit të saj, pronarja e

Detaje të reja janë zbardhurditën e sotme nga grabitja spektakolare që ka kryer një pastruese dhe djali i saj në shtëpinë ku punonte zonja.

Bëhet me dije nga bu7rime për mediat se së fundimi është zbardhet identiteti i pronares së banesës ku u krye grabitja e shumave të majme të parave dhe bizhuterive me vlerë, për të cilat u arrestua pastruesja dhe djali i kësaj të fundit.


Njoftohet se grabitja është kryer në banesën e Alda Klosit, ish-shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor.

Tashmë pas hekurave ndodhen Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Kujtojmë se në banesën e këtyre të dyve u sekuestruan dje shuma të mëdha parash, ndërsa sot mbi 400 mijë euro.

Mësohet se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore