Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Grabitja e punonjësit të pikës valutore në Tiranë/ Kamerat kapin hajdutin, gabimi fatal i tij (VIDEO)

Grabitja e punonjësit të pikës valutore në Tiranë/

Këto janë pamjet e momentit kur njëri nga autorët e grabitjes mëngjesin e sotëm në Tiranë largohet me vrap me çantën me lekë në dorë. Autori ishte i maskuar.

Sipas policisë grabitja ndodhi rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, ku 2 persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën një shumë parash Qani Zilit, 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Njëri prej tyre ka hequr edhe kapuçin disa momente pas grabitjes duke e bërë lehtësisht të identifikueshëm. 

Raportohet se pasi kanë dhunuar punonjësin dhe i kanë marrë paratë, janë larguar me motor, të cilin e kanë braktisur pak metra më tej.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore