
Goditi Berishën në protestë, mbahet sot seanca gjyqësore për 31-vjeçarin Gert Shehu (Detaje)
Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj 31-vjeçarit Gert Shehu që goditi me grusht ish kryeministrit Sali Berisha, ditën e protestës së opozitës më 6 Dhjetor.
Pavarësisht këmbënguljes së hetuesve për të kuptuar arsyet që shtynë 31-vjeçarin për të kryer atë akt të paprecedentë, i riu nuk ka shfaqur pendesë për veprimin, si dhe ka vijuar të japë qëndrime kontradiktore.
Ndaj tij aktualisht rëndojnë dy akuza, konkretisht ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Plagosje me dashje’, për të cilat organi akuzës pritet të kërkojë masën e sigurimit ‘arrest me burg’.
Seanca gjyqësore ndaj 31-vjeçarit Gert Shehu do të mbahet paraditen e sotme.
31-vjeçari që goditi me grusht Berishën jeton në një pallat në rrugën “Shyqiri Ishmi” në Tiranë.
Në këtë banesë ai jeton bashkë me nënën e tij. Mësohet se i riu i përket besimit mysliman dhe vizitonte herë pas here xhaminë e Tabakëve.
Sipas autoriteteve ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.Diagnoza paraprake, siç thuhet në dokument, lidhet me çrregullim psikotik të papërcaktuar.
I riu rezulton edhe me precedent të mëparshëm kriminal për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.





EMRI/ U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




