Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gjyqtarja Hoxha para KLGJ me pranga në duar: Proces i padrejtë! (video)

Gjyqtarja Hoxha para KLGJ me pranga në duar: Proces i padrejtë!

Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi të thërrasë e të dëgjojë si dëshmitare zyrtarë e ish zyrtarë të burgjeve, zyrtarë të shërbimit të provës dhe ish zyrtarë të cilët sipas mbrojtjes së Enkeleida Hoxhës, lehtësuan situatën e disa të burgosurve duke i konsideruar ata të dënuar shembullorë dhe me sjellje të balancuar, e duke sjellë më pas lirimin e tyre nga gjyqtarja.

Gjatë mbledhjes ishte e pranishme edhe gjyqtarja e arrestuar, e cila u soll nga policia e burgjeve. Ajo po hetohet nga SPAK për korrupsion. Gjyqtarja tha që hetimi ndaj saj është i padrejtë, ndërkohë kërkoi kohë të dorëzojë parashtrimet e saj.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtares nisi pas lirimit të Hekuran Billës që u lirua nga gjyqtarja dhe më pas u vra.

Teksa asaj i rrezikohet karriera, i vetmi që vazhdon të mbështesë gjyqtaren Hoxha është i ati.

Gazetarja Anil Hoxha: Vajza jua ka liruar Endrit Doklen dhe të tjerë.

Belul Hoxha: E ka bërë nën diktatin e më të mëdhenjve./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore