Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gjyqtari jep dënimin e rrallë/ Historia e Enelës, gruaja nga Tirana që vidhte në qendrat tregtare për të 'luftuar' stresin

Gjyqtari jep dënimin e rrallë/ Historia e Enelës, gruaja nga

TIRANË - Nën urdhrin që ajo nuk duhet të kapërcejë pragun e asnjë qendre tregtare si dhe nuk duhet të hyjë në asnjë dyqan që tregton veshje, një grua në Tiranë e moshës 44 vjeç u shpall fajtore nga gjykata e kryeqytetit me detyrimin që mos t’i afrohet asnjë biznesi të tillë.

Mbasi dëgjoi rrëfimin e të akuzuarës që këmbënguli se nuk mbante mend të kishte vjedhur veshje mbasi kur ishte e shqetësuar qendrat tregtare i përdorte si antistres, Gjyqtari Gerd Hoxha e dënoi gruan me emrin Enela me kushtin që për 16 muaj të qëndrojë nën shërbim prove.

Ky verdikt nuk është apeluar nga 44 vjeçarja nga Tirana, e cila e ka pranuar detyrimin e gjykatës që t'u qendrojë larg dyqaneve , ndërkohë që burimet tregojnë se nëna e dy fëmijëve çdo ditë kontrollohet përmes telefonit ose befasisht nga shërbimi i provës, i ngarkuar për të ekzekutuar dënimin e rrallë.

Gruaja u konstatua në dalje të një qendre tregtare mbas rënies së alarmit, kurse kontrolli fizik zbuloi se ajo kishte vjedhur veshje që nuk i kishte paguar.

Por gjatë gjykimit , Enela jo vetëm u shfaq e penduar, por gjithashtu kujtoi se rriti dhe edukoi krejt e vetme dy fëmijë që sipas saj nuk i kanë hapur probleme me ligjin.

“Nuk e mbaj mend si e kreva këtë veprim” thotë Enela , “por hyj në qendra tregtare sa herë jam e shqetësuar”.

Pavarësisht këtij qendrimi gjatë kontrollit policor që mbërriti menjëherë sapo e njoftuan shitësit, asaj iu gjetën një palë pinca që i përdorte për të larguar sinjalin në rroba./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore