
Gjykata Kushtetuese i shfuqizoi/ Tabaku thirrje qeverisë: Zbatoni vendimet për Bordin e Ushqimeve dhe të Karburanteve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje qeverisë të zbatojë vendimet e Gjykates Kushtetuese, duke shfuqizuar Bordin e Ushqimeve dhe të Karburanteve.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se “Bordi i Ushqimeve ndonëse ligjërisht ende i pashkrirë de facto nuk po mblidhet më. Ndërkohë që Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.”
Sipas Tabakut, vendimet antikushtetuese të bordeve u kushtuan shtrenjtë xhepit të shqiptarëve, ndërsa të paktën 600 mln Euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin.
“Gjykata Kushtetuese në mbrojtje të xhepave të shqitparëve që paguajnë më shtrenjtë naftën”, tani i “takon qeverisë që të veprojë”- thotë Tabaku, duke shtuar se vonesat janë të kuptueshme pasi pushteti është ortake në çmimet e larta që vendos bordi.
“Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykates Kushtetuese! Gjykata kushtetuese ka vendosur që Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve perveçse antikushtetuese i kanë kryer funksionet e tyre në kohë!
Në shkelje të plotë të konkurencës, me një rast të pashembullt në botë, bizneset e mëdha u ulën në tryezë me qeverinë e përcaktuan çmimet në dëm të xhepit të qytetarëve! Nga kjo shkelje e kushtetutës të paktën 600 mln Euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin.
Bordi i Ushqimeve ndonëse ligjërisht ende i pashkrirë de facto nuk po mblidhet më. Ndërkohë që Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.
E gjitha kjo kur ka një vendim të GJK që flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar!
Vendimi i GJK është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqitparëve që paguajnë më shtrenjtë naftën prandaj nuk ka asnjë arsye logjike dhe ligjore që bordi oligarkëve të jetë në fuqi. I takon qeverisë që të veprojë, por e kuptoj dhe hezitimin e saj pasi është ortake në çmimet e larta që vendos bordi. Prandaj i bëj thirrje dhe parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij bordi.
Jam e bindur që ka shumë prej kolegëve socialistë që mund të ndajmë shumë mendime të ndryshme por puqemi pikërisht në çmendurinë e këtij bordi sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Detyra e Parlamentit! Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin e shqiptarëve, pasi ata janë zgjedhësit tanë dhe jo një klub oligarkësh që u vendos atyre çmimin e lartë të naftës duke ua shtrenjtuar jetën më shumë se sa inflacioni socialist!”- shkruan Tabaku.




E RËNDË! 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë, detajet e para
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet




E RËNDË! 6-vjeçarja bie nga kati i dytë i banesës në Kamzë, detajet e para
Historia e plotë >