Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Korrupsioni/ Gjykata e Posaçme dënon me burg ish-drejtorin e burgut 313 dhe dy vartësit

Korrupsioni/ Gjykata e Posaçme dënon me burg ish-drejtorin e burgut

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg Florian Ahmetajn, ish-shefi i logjistikës, ndërsa biznesmeni Ervin Kurtulla është dënuar me 3 vite burg. Sakaq është dënuar me dy vite e 6 muaj Eduart Strugën ish-drejtorin e burgut 313 në Tiranë, i arrestuar për korrupsion më 3 prill të vitit 2020.

Hetimet e SPAK

 

Sipas SPAK-ut, mbajtja në përgjim telefonik dhe ambiental të të kallëzuarve ngriti dyshime se Kërtulla kishte dhënë rreth 550 mijë lekë ryshfet tek zyrtarët në këmbim të lejimit të ushtrimit të aktivitetit tregtar brenda burgut.

Sipas SPAK-ut Eduard Strugaj në cilësinë e drejtorit ka bashkëpunuar me  Florin Ahmetajn, me detyre shef i Logjistikës në këtë IEVP, duke kërkuar dhe marrë para nga shtetasi I. Paço, si përfitim të parregullt një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregëtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP – në.

“Po kështu, në datën 02.04.2020 dhe 03.04.2020, të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço shumën prej 100 000 (njëqind mijë) lekë, shumë të cilën Ilirjani ja ka dhënë të pandehurit Ervin Kurtulla dhe ky i fundit ja ka dhënë Florinit i cili do të ja jepte drejtorit të burgut, të pandehurit Eduard Strugaj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.89 të vitit 2020. Në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Eduard Strugaj (Ish – drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë), akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (me të pandehurin Florin Ahmetaj) dhe më shumë se një herë (në dëm të shtetasit I. Paço dhe në dëm të shtetasit E. Kurtulla), parashikuar nga neni 259 – 25 si dhe 50 gërmat “gj” dhe “h” të Kodit Penal.

Florin Ahmetaj (përgjegjës i sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja”, Tiranë), akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (me të pandehurin Florin Ahmetaj) dhe më shumë se një herë (në dëm të shtetasit I. Paço dhe në dëm të shtetasit E. Kurtulla), parashikuar nga neni 259 – 25 si dhe 50 gërmat “gj” dhe “h” të Kodit Penal.

Ervin Kurtulla, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal
Hetimet e këtij procedimi penal kanë evidentuar faktin se:

I pandehuri Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit “Jordan Misja”, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës në këtë IEVP, kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço, si përfitim të parregullt një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregëtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP – në. Po kështu, në datën 02.04.2020 dhe 03.04.2020, të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço shumën prej 100 000 (njëqind mijë) lekë, shumë të cilën Ilirjani ja ka dhënë të pandehurit Ervin Kurtulla dhe ky i fundit ja ka dhënë Florinit i cili do të ja jepte drejtorit të burgut, të pandehurit Eduard Strugaj.

Gjithashtu, i pandehuri Eduard Strugaj, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla, si përfitim të parregullt një shumë parash me qëllim që ky i fundit të siguronte një kontratë qiraje lidhur me objektin Njësi Tregëtare. Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të IEVP – së “Jordan Misja” dhe Florin Ahmetaj kanë marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla një shumë parash si përfitim të parregullt në këmbim të dhënies me qira të ambienteve të Njësisë Tregëtare të këtij Institucioni.

Gjithashtu të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë pranuar ofertën e të hetuarit Ervin Kurtulla që ky i fundit do të ju jepte përfitim të parregullt në këmbim të lidhjes dhe zbatimit të kontratës së qirasë (premtimi për të dhënë një shumë çdo muaj në funksion të aktivitetit që Ervin Kurtulla do të vazhdonte në IEVP – në “Jordan Misja”).

Kurse shtetasi Ervin Kurtulla ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I Kodit Penal, pasi ka premtuar, propozuar dhe dhënë një përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj me detyre Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë dhe Florin Ahmetaj me detyrë përgjegjës i sektorit të llogjistikës në këtë IEVP me qëllim që këta të fundit për shkak të detyrës së tyre të mundësonin lidhjen e kontratës së qirasë për ambientin “Njësi Tregëtare”, në këtë IEVP.

Falë këtyre veprimeve të të hetuarit Ervin Kurtulla u bë e mundur që në datën 31.03.2020 mes IEVP – së “Jordan Misja” përfaqësuar nga Drejtori Eduard Strugaj dhe subjektit Ervin Kurtulla të lidhej kontrata e qirasë për shfytëzimin e ambienteve të Njësisë Tregëtare. Gjithashtu në datat 02 dhe 03.04.2020, shtetasi Ervin Kurtulla ju ka dhënë si përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj shumën prej 100 000 lekë shumë të cilën e kishte marrë nga kallëzuesi Ilirian Paço. Kjo shumë parash ju është dhënë të hetuarve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj me qëllim që kallëzuesi I. Paço të ushtronte aktivitetin e tregëtimit të kafesë në ambientet e IEVP – së “Jordan Misja”, Tiranë.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë kryerjes së hetimeve të procedimit penal nr.89 të vitit 2020, janë evidentuar raste prokurimesh të dyshimta të realizuara nga IEVP “Jordan Misja”, Tiranë. Me qëllim hetimin e mëtejshëm në lidhje me këto procedura prokurimi, Prokuroria po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr.89/1 të vitit 2020, për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore