Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gjykata e Lartë e bllokuar në zgjedhjen e anëtarit të Kushtetueses, mungon kuorumi

Gjykata e Lartë e bllokuar në zgjedhjen e anëtarit të

Kriza e plotësimit të gjykata më të larta të gjyqësorit shqiptar duket se do të mbizotërojë edhe përgjatë vitit 2022 

Gjykata e Lartë me anë të një njoftimi për median ka shpallur pamundësinë e zgjedhjes së anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, pasi ky institucion nuk ka numrin e duhur të vetë anëtarëve. Si pasojë kriza e Gjykatës së Lartë do të reflektohet edhe në Kushtetuese, institucioni që duhet të jetë i plotë me 9 anëtarë.

Sipas nenit 125 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Gjykata e Lartë është e ngarkuar të ushtrojë kompetencën e zgjedhjes së tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo Gjykatë e ka të pamundur të zgjedhë një nga 4 kandidaturat e miratuara nga KED për postin vakant të lënë nga anëtari Fatmir Hoxha.

"Në kushtet kur, Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me angazhimin, gatishmërinë, por dhe me përgjegjësinë e lartë për të përmbushur këtë kompetencë kushtetuese, mbeten në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë qëbën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas këtij njoftimi për të zgjidhur krizën, duhet që më parë të zgjidhet anëtari i Gjykatës së Lartë dhe më pas të vijohet me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Lartë

Pas procedurës së ndjekur për verifikimin e kushteve dhe të kritereve të kandidatëve që kanë paraqitur kërkesën për zgjedhjen si gjyqtar kushtetues, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar listën, së bashku me aktet shoqëruese të 4 (katër) kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant të ish gjyqtarit Fatmir Hoxha.

Raporti i miratuar nga Këshillii Emërimeve në Drejtësi, bashkë me listën dhe dokumentacionin shoqërues për çdo kandidat, i është dërguar për shqyrtim Gjykatës së Lartë, në datën 30.12.2021.

Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese...” (ndryshuar me ligjin nr.99/2016 dhe ligjin nr.45/2021), parashikon procedurën që ndiqet nga Gjykata e Lartë për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 7/ç dhe nenit 86 të këtij ligji, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartëqë thirret nga Kryetari i Gjykatës së Lartë “... është e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.”.

Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, referuar pikës 3 të nenit 7/ç të ligjit të sipërcituar, ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila u mbajt në datën 26.01.2022, sipas një rendi dite të përcaktuar paraprakisht.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë,

- referuar Kushtetutës dhe ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese...”, që nuk vendosin afat kohor, brenda të cilit Gjykata e Lartë duhet të ushtrojë kompetencën për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,

- në kushtet kur, Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese,

- me angazhimin, gatishmërinë, por dhe me përgjegjësinë e lartë për të përmbushur këtë kompetencë kushtetuese,

mbeten në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë qëbën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore