Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Gjuha e Braverman e turpshme!"/ Rama "shuplakë" qeverisë britanike: E them me zë të lartë që...

"Gjuha e Braverman e turpshme!"/ Rama "shuplakë"

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Londër, ka pushtuar vëmendjen e mediave vendase.

I drejtpërdrejt si përherë, shefi i ekzekutivit shqiptar nuk i kurseu kritikat ndaj gjuhës së përdorur prej sekretares së brendshme britanike, Suella Braverman, duke e quajtur veçimin e emigrantëve nga Shqipëria si një moment “të turpshëm” për politikën britanike.

Rama shtoi po ashtu se dhe komentet e Bravermanit vitin e kaluar për “kriminelët shqiptarë” që kaluan me varka të vogla në Kanalin e LaManshit, mund të konsiderohen në vetëveve një krim.

“Jam këtu për ta thënë me zë të lartë se shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm që jep kontribut në sektorë si ndërtimi, shërbime, madje këndojnë për ju. Nuk është thjesht çështja të mbërriturve me gomone. Është një çështje komplekse e cila lidhet me aspiratat e tyre për një jetë të sigurt në këtë pjesë të botës. Nuk jam këtu të komentoj për një ligj si ai i emigracionit që ka krijuar shumë debate tek ju, por për të tentuar të jap mesazhin se Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur ku ne kemi një rritje të turizmit nga ku shohim shumë e shumë britanikë që vijnë si vizitorë”, tha Rama.

Braverman shkaktoi mjaft zemëratë me komentet e saj për shqiptarët në parlamentin britanik në muajin tetor, kur tha se nëse Laburistët do të ishin në krye, ata do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend, do të lejonin të gjitha varkat e vogla të vinin në Britaninë e Madhe, do të hapnin kufijtë tanë dhe do të minonin totalisht besimin e popullit britanik në kontrollin e sovranitetin tonë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore