Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Gjokutaj, zyrtari i ri Financave që “zhduku” gjobën 104 milionë euro për Bankers Petroleum

Gjokutaj, zyrtari i ri Financave që “zhduku” gjobën 104

Arlind Gjokutaj është emëruar në postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, duke zëvendësuar Oltion Muzakën. Gjatë qeverisjes së majtë, Gjokutaj së fundmi ai ka qenë së fundmi ka drejtuar Njësinë Speciale Antikorrupsionit dhe Antievazion.

Më herët ai ka qenë ka pasur disa detyra të rëndësishme e kryesisht në institucionet si Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Ai qëndroi në postin e "kryedoganierit" vetëm për 7 muaj dhe u largua për mos realizim plani.

Të ardhurat nga doganat në vitin 2019 ishin shumë të ulëta, jashtë parashikimeve të pritshme nga ministria e Financave. Treguesit fiskalë të  9-mujorit të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë flisnin për një mosrealizim prej 4 për qind të planit të të ardhurave nga Doganat, ekuivalent kjo me një shumë prej 5 miliardë lekësh, teksa nga Tatimet të ardhurat e munguara në raport me planin në 9 mujor ishin 2.2 për qind apo 2.5 miliardë lekë.

Emri i Gjokutajt doli në media dhe në lidhje me mos vjeljen e gjobës ndaj  Bankers në shumën e 104 milionë eurove për mangësitë e vërejtura në depot doganore. Sipas Pamfleti, më 17 korrik 2019, nga regjistri doganor, në rubrikën “Debitorët dhe gjobat”, rezultoi se ishte hequr gjoba 104 milionë Euro, detyrim i pashlyer nga kompania “Bankers”, pa dhënë asnjë sqarim publik.

Pamfleti shkruan se "ky krim financiar, më pas mori edhe miratimin e ministrisë së Financave". 

"Edhe pse ky krim financiar u mbajt sekret, u zbulua se Drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj, në shkelje të plotë ligjore, kishte fshirë gjobën jo me vendim gjyqësor apo me ligj amnistie, por me Rekomandim Nr. 13646 Prot., datë 17 korrik 2019 të Ministres së Financave Anila Denaj. Fakti që gjoba 104 milionë Euro, u fshi me “shkresë-rekomandim” të ministres dhe zbatim antiligjor të Drejtorit të Doganës, është konstatuar e cilësuar si skemë e paramenduar dhe e organizuar krimi financiar, në favor të kompanisë “Bankers”. Sepse logjikisht, favoret antiligjore me falje milionash, nga qeveritarë të akuzuar shpesh për afera financiare pasurore; dihet që nuk bëhen “thatë”; prandaj këtë indicie, ka filluar të hetojë SPAK, që në rastin konkret ka mbështetjen e plotë të kryediplomates së SHBA", thotë Pamfleti. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore